VIDEO/ 9 gola në 2 sfida, Specia surprizon Fiorentinën. Torino e Vojvodës mposhtet në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 17:18

VIDEO/ 9 gola në 2 sfida, Specia surprizon Fiorentinën. Torino e Vojvodës mposhtet në shtëpi

U luajtën në orën 15:00, dy sfidat e vlefshme për javën 4-t të Serisë A, ku u regjistruan plot 9 gola. Specia e Ardijan Ismajlit, barazoi ndaj Fiorentinës me rezultatin 2-2, duke marrë një pikë me vlerë. Edhe pse në skuadra “vjollcë” ishte në avantazh në dyfishtë, Specia nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin.

specia

Për sa i përket Ismajlit, ai nuk ishte i gatshëm, teksa pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në javët e ardhshme. Në sfidën tjetër, Torino e Mërgim Vojvodës, u mposhtë në shtëpi nga Kaljari me rezultatin 2-3.

torino2

Mbrojtësi i Kosovës, e nisi takimin si titulluar, duke u zëvendësuar në minutën e 79-të. Beloti realizoi dopietë për “granadat”, teksa Simeone iu kundërpërgjigj me dopietë. Golin tjetër e shënoi Zhoao Pedro.

GOLAT DHE RASTET E NDESHJES TORINO-KALJARI 2-3

GOLAT DHE RASTET E NDESHJES SPECIA-FIORENTINA 2-2

 

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"