VIDEO/ “8 vite, bir ku*ve”, trajneri i Seviljes shtang Lamelën para konferencës
Horge Sampaoli dhe Sevilja e tij luajnë sot një duel prestigji në Ligën e Kampioneve përballë Mançester Sitit, pasi e kanë të sigurt se nuk do të vazhdojnë më në këtë turne. Ndaj edhe atmosfera para ndeshjes ka qenë e qetë për spanjollët, aq sa edhe trajneri argjentinas nuk ka ngurruar të bëjë shaka me futbollistin e tij, Erik Lamela, me të cilin ishte në konferencë për shtyp.
Në momentin kur do të fillonte konferenca, Lamela ftoi teknikët pasi nuk punonte mikrofoni i tij dhe ata e rregulluan. Ata i folën në anglisht ndërsa Lamela, i cili ka luajtur shumë vite në Angli, iu përgjigj në gjuhën spanjolle.
Sampaoli, duke harruar se kishte mikrofonat ndezur, nuk ngurri të bënte shaka me bashkëkombësin e tij. “8 vite bir ku*ve. Në 8 vite duhet që të dish të flasësh anglisht shumë mirë”, tha ai duke qeshur. “Mirë, po nuk jam anglez”, u justifikua Lamela në këtë shkëmbim batutash.
“Ocho años hijo de p…”
La broma de Jorge Sampaoli a Erik Lamela en la rueda de prensa previa al partido de #ChampionsLeague entre #ManchesterCity y #Sevilla 🤣
📹 @eldesmarque_sfc pic.twitter.com/EVCJvQgIL8
— Mati Mendía (@SoyMatiMendia) November 2, 2022
PANORAMASPORT.AL
