VIDEO/ 7 gola në 3 ndeshje! Benfika me një këmbë në grupet e Champions-it, përmbyset Crvena Zvezda

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 17, 2022 | 22:54

VIDEO/ 7 gola në 3 ndeshje! Benfika me një këmbë në grupet e Champions-it, përmbyset Crvena Zvezda

U luajtën ditën e sotme 3 sfidat e vajtjes së raundit “Play-Off” të Ligës së Kampionëve. Përballja e orës 18:45 mes Karabag dhe Viktoria Plzen, u mbyll në barazim pa gola. Ndërkohë 2 duelet e mbrëmjes prodhuan plot 7 gola.

benfika

Benfika mposhti me rezultatin 0-2 Dinamon e Kievit, në sfidën e zhvilluar në Poloni, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve te Champions-it. Gilberto në minutën e 9-të dhe Ramos në minutën e 37-të, ishin autorët e golave për portugezët, ndërkohë në sfidën tjetër, Makabi Haifa, triumfoi me përmbysje 3-2 ndaj serbëve të Crvena Zvezdës.


Pierrot realizoi dopietë për izraelitët, teksa golin e tretë e shënoi Cheri. Ndërkohë te Crvena e Zvedës shënuan Pesiç dhe Kanga. Gjithçka mbetet e hapur për sa i përket kualifikimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"