VIDEO/ 6 shqiptarë në fushë, Lenjani asiston në triumfin e Sionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 20:50

VIDEO/ 6 shqiptarë në fushë, Lenjani asiston në triumfin e Sionit

Është luajtur këtë mbrëmje,ndeshja mes Ksamaksit dhe Sionit, në kampionatin zvicerian, aty ku miqtë kanë fituar me rezultatin 1-3.

lenjani

Në këtë takim bien në sy se në fushën e lojës ishin plot 6 lojtarë me origjinë shqiptare.

Nga Ksamaksi janë aktivizuar Mulaj, Ramizi dhe Kamberi, ndërsa nga Sioni kanë luajtur Kasami, Toma dhe Lenjani, i cili asistoi në golin e parë të Kasamit dhe të dytin të skuadrës.

Lenjani nga krahu i majtë ka dhënë një top të sigurt për Kasamin, i cili nuk e ka shpërdoruar këtë rast dhe e ka çuar në rrjetë.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"