VIDEO/ 6 gola për 1 pikë, PSG dhe Monako dhurojnë spektakël në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 23:12

VIDEO/ 6 gola për 1 pikë, PSG dhe Monako dhurojnë spektakël në kampionat

Është mbyllur në barazim 3-3 supersfida mes PSG-së dhe Monakos, e vlefshme për javën e 19-të të Ligës 1 franceze. Një hap fals ky i skuadrës kryeqytetase, e cila është dhe kryesuese e kampionatit, përballë bardhekuqve nga Principata, që mbajnë vendin e 8-të në renditje.

NEJMAR

Nejmar hapi serinë e golave në minutën e 3-të, ndërkohë që Martins dhe Ben Jeder përmbysën gjithçka në minutat 7 dhe 13-të. Kjo ishte vetëm një pjesë e spektaklit, pasi parizienët, ripërmbysën shifrat po në pjesën e parë, falë autogolit të Ballo Ture dhe penalltisë të Nejmarit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2. Kur u mendua se kampionët e Francës do të gjenin golin e sigurisë, Monako i surprizoi duke gjetur barazimin në minutën e 70-të me Silimanin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"