VIDEO/ 6 gola pa fitues, Totenhemi shkatërron gjithçka vetë. Futbollisti barazon takimin në fund me një supergol të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 19:30

VIDEO/ 6 gola pa fitues, Totenhemi shkatërron gjithçka vetë. Futbollisti barazon takimin në fund me një supergol të çmendur

Totenhemi humbi mundësinë e mirë për të barazuar Liverpulin me pikë në javën e pestë të kampionatit anglez, por Uest Hemi arriti ta përmbyste në mënyrë spektakolare rezultatin nga 3-0 në 3-3.

EkoNHeUXUAIF2JA

Megjithëse skuadra e Hoze Murinjos realizoi 3 herë brenda 16 minutave, “Çekanët” u transformuan në pjesën e dytë duke shënuar radhazi në minutat 82’, 85’ (autogol) dhe 90’+4. Kur dukej se “Spërs” kishin siguruar fitoren, Uest Hemi i vuri kapak sfidës duke barazuar në minutën e katërt shtesë të sfidës me një supergol të Lanzinit.

Garet Bejl luajti ndeshjen e parë me Totenhemin 7 vite pas rikthimit në Londër. Uellsiani u aktivizua në minutën e 72-të.

Pas 5 javësh, Totenhemi ka grumbulluar 8 pikë dhe ndodhet në vendin e gjashtë. Herri Kejn u zgjodh njeriu i ndeshjes me 2 gola dhe 1 asist.

VLERËSIMI I “SOFA SCORE” PËR “PANORAMA SPORT”: 

Kejn

FT| Totenhem-Uest Hem 3-3

Son 1′, Kein 8′, 16’/ Balbuena 82′, Sançez 85′ (ag), Lanzini 90’+4

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"