VIDEO/ 6 gola në 8 ndeshje, sulmuesi shqiptar shkëlqen në kampionat dhe pret ftesë nga Reja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 9, 2020 | 20:25


VIDEO/ 6 gola në 8 ndeshje, sulmuesi shqiptar shkëlqen në kampionat dhe pret ftesë nga Reja

Sulmuesi shqiptar i lindur në Finlandë Albion Ademi po realizon një sezon mbresëlënës me ekipin e Mariehamnit.
t_AdemiAlbion20200726-scaled
Ish-futbollisti i Shpresave shënoi në fitoren e vështirë të skuadrës së tij kundër Rovaniemit, takim që përfundoi me rezultatin 2-3.

Në minutën e 40-të të sfidës, Ademi u asistua nga shoku i skuadrës Tolonen dhe i vetëm përballë portierit kundërshtar vendosi ndeshjen në baraspeshë.

Kjo është fitorja e tretë në 8 javë për Marienhamnit, ndërsa Ademin ky sezon ka nisur në mënyrën më të mirë mundshme ku ka realizuar 6 gola në 8 ndeshjet e para të këtij sezoni.

Ai pret ftesë tashmë nga trajneri i Shqipërisë Edi Reja.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com