VIDEO/ 53 vite pritje, Anglia “hakmerret” ndaj Gjermanisë! “3 Luanët” kualifikohen për në fazën çerekfinale të Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2021 | 1:03

VIDEO/ 53 vite pritje, Anglia “hakmerret” ndaj Gjermanisë! “3 Luanët” kualifikohen për në fazën çerekfinale të Europianit

Anglia “hakmerret” ndaj Gjermanisë pas plot 53 vitesh!  “3 Luanët” e Gareth Sauthgejt, arritën të triumfonin me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në “Uembli” të vlefshme për 1/8-at e EURO 2020-të, duke siguruar një biletë për në fazën çerekfinale, ku do të përballen me fituesen e sfidës Suedi-Ukrainë.

sterling

Në “Uembley” nuk u zhvillua një 90-minutësh nga ata që të mbeten në mendje, pasi duke parë rëndësinë e sfidës, të dy skuadrat u treguan shumë të kujdesshme të mbyllin hapësirat dhe të mos kalojnë asnjëherë në aventurë.

kejn

Ishin golat e Stërling dhe Kejn, ato që i siguruan këtë kualifikim historik anglezëve, teksa “panzerat” shpërdoruan jo pak me anë të Vernerit, Havercit dhe Mylerit, që patën disa shanse të arta për ta zgjidhur ndeshjen, por pa sukses.

Anglezët kishin 53 vite që nuk fitonin një ndeshje me eliminim direkt në finalet e një Europiani.

FT: ANGLI-GJERMANI 2-0

Stërling 75′ , Kejn 85′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85′ GOOOOOL ANGLIA 2-0/ Dorëzohen gjermanët, shënon më në fund edhe kapiteni Kejn. Pas një përgjumje të mbrojtjes gjermane, përfitojnë aty anglezët, Grilisht, asiston për Kejnin që s’fal me kokë. 

81′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Tomas Myler, i vetëm përballë portierit. Nuk iu besojnë syve gjermanët. Shansi më i artë i mundshëm.

75′ GOOOOOL ANGLIA 1-0/ Zhbllokohet supersfida! Stërling gjen rrugën e rrjetës! Përsëri ai, gjithmonë ai. 3 golat e Anglisë mbajnë të gjitha firmën e tij. 

72′ Gësens është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.

69′ Zëvendësim edhe te Anglia, largohet Saka për Grilish.

68′ Zëvendësim te Gjermania, largohet nga fusha Verner, vendin e tij merr Gnabri.

60′ Bie disi rritmi i ndeshjes në këto minuta, skuadrat nuk rrezikojnë.

55′ Gjermanët e nisin mjaft mirë pjesën e dytë duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e anglezëve.

48′ Tjetër pritje spektakolare e portieri Pikford, që i mohon golin Havercit, pas një goditje fluturimthi nga sulmuesi i Çelsit. Reagim fantastik i gardianit anglez.

46′ Nis pjesa e dytë, nuk ka ndryshime në formacionet respektive.

Përfundon pjesa e parë! 

45+1′ Shpëtojnë mrekullisht gjermanët, pas gafës së Mylerit, e pabesueshme çfarë shpërdoron Kejn brenda zonës. Vendimtare ndërhyja e Humels.

45′ Filips është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Toni Krosit.

43′ Skemë fantastike e Anglisë, Humels kupton gjithçka dhe i heq një mundësi të artë shënimi “3 Luanëve”.

42′ Gorecka ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Kejnit, goditje dënimi për Anglinë.

32′ Pranë golit Gjermani me Timo Verner, gjuajtja e tij brenda zonës, u ndal nga Xhordan Pikford, fantastik me reagimin e tij portieri anglez, që eviton një gol të sigurt.

31′ Tjetër shkëndijë në “Uembli”, kësaj here ishin gjermanët, por as Verner dhe as Gësens nuk arrijnë të përfitojnë.

27′ Shans i artë për Anglinë, me anë të Meguajër, që çuditërisht, nga shumë pranë portës, e ka dërguar topin jashtë katërkëndëshit të Nojerit.

25′ Një përballje mjaft e luftuar në “Uembli”. Ginter është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë, për një faull në mesfushë. Mbrojtësi mungon ndeshjen e ardhshme nëse “pancerat” kualifikohen për më tej.

16′ Manuel Nojer bën heroin, duke devijuar një predhë të Stërling, që i shkoi shumë pranë golit të avantazhit. Ndizet sfida, rrezikshëm anglezët.


10′ Provon Haverc nga goditja e dënimit, por topi devijohet, nuk ka kërcënim, ka thjesht një drithërimë.

8′ Rajs ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Goreckës në limitet e zonës.

5′ Start i vrullshëm i gjermanëve që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e “3 Luanëve”.

3′ Kimish harkon një top të rrezikshëm drejt zonës, Uoker largon kërcënimin në këndore.

1′ Starton përballja spektakolare në “Uembli”.

FORMACIONET ZYRTARE

Anglia: Pikford, Uoker, Shou, Rajs, Stons, Meguajer, Tripier, Filips, Saka, Sterling, Kejn, Trajner: G.Sauthgejt

Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Gësens, Gorecka, Kros, Haverc, Verner, Myler, Trajner: J. Lëv

Gjermani-Angli

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"