VIDEO/ 50 vite pritje, Milluoki shpallen kampion në NBA! Një grek dhuron show

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2021 | 10:44

VIDEO/ 50 vite pritje, Milluoki shpallen kampion në NBA! Një grek dhuron show

50 vite pritje për të festuar titullin në NBA. Milluoki Bucks  siguron trofeun e dytë në histori dhe këtë e bënë falë yllit grek Janis Antetokounmpo i cili shkëlqeu në finale përballë Phoenix Suns duke realizuar 50 pikë.

219758765_4443672029010659_3253503365498371714_n

Vetëm 5 basketbollistë të tjerë kanë pasur një perfomancë të tillë në një finale në historinë e NBA. Milluoki  triumfoi 4-2 në finale duke mbyllur përpara kohe sfidën e madhe me Suns.

Në finalen e fundit, atë të gjashtën, Bucks ishin dominues duke e mbyllur në fund me shifrat 105-98. Perioda e parë përfundoi në shifrat 29-16 në favor të Milluokit por miqtë rihapën sfidën mbi të gjitha duke bllokuar sulmin e vendasve që në periodën e dytë shënuan vetëm 13 pikë.

Ishte greku Antetokoumpo që shpërtheu në të tretën duke realizuar 20 pikë personale duke mbajtur Milloiki në avantazh. Historia nuk ndryshojë as në periodën e katërt dhe të fundit, më Antetokoinmpo që ishte i papërmbajtshëm duke u shpallur në fund edhe lojtari më i mirë i finales.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"