VIDEO/ 5 pritjet më të spikatura të javës në Serinë A, Berisha dhe Strakosha sfidojnë Bufonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2018 | 18:10

VIDEO/ 5 pritjet më të spikatura të javës në Serinë A, Berisha dhe Strakosha sfidojnë Bufonin

Seria A vlerësoi 5 pritjet e spikatura të javës së 24-t ku bie në sy prezenca e 2 portierëve të Kombëtares shqiptare Strakosha e Berisha përkrah legjendës së portës italiane, Bufon. Forma e mirë e kuqezinjve në elitën e futbollit europian, është tashmë fakt. Javë pas jave, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha po tregojnë vazhdimësi duke mbrojtur kuadratin e bergamaskëve dhe bardhekaltërve.

Strakosha Berisha

Së fundmi, “Seria A” ka përzgjedhur edhe pritjet më të mira të gardianëve për javën e 24-t. Me anë të videos së mëposhtme, janë pasqyruar ndërhyrjet më të spikatura të gardianëve të Serisë A.

I pari që shfaqet është Eterit Berisha, i cili mbajti në lojë disa herë Atalantën që të dilte me pikë ndaj Krotones. Një goditje nga distanca e gjen gardianin kuqezi të vëmendshëm i cili fluturon drejt trekëndëshit për të shpëtuar kuadratin.

Në radhë, shfaqet portieri tjetër kuqezi. Gjatë ndeshjes që Lacio u mund me Napolin, Strakosha bëri një sërë ndërhyrjesh të sakta, pavarësisht se nuk mjaftoi për të nxjerrë me pikë bardhekaltrit. Në garë, janë edhe Samir Handanoviç, Xhanluixhi Bufon dhe Nikolas i Veronës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"