VIDEO/ 5 gola dhe 2 penallti të humbura, Elbasani triumfon ndaj Turbinës. Miqtë shëtisin në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2020 | 18:56

VIDEO/ 5 gola dhe 2 penallti të humbura, Elbasani triumfon ndaj Turbinës. Miqtë shëtisin në fushë

Elbasani ka mposhtur Turbinën me rezultatin 3-2 në derbin e prefekturës, duke siguruar 3 pikë të arta në luftën për mbijetesë. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 0-1 të miqve, ndërkohë që fragmentin e dytë të lojës, vendasit realizuan plot 3 gola, me Nurin i cili realizoi dopietë dhe Karati. Ndërkohë që për miqtë shënuan Peqini dhe Koldashi.

 

Supergoli i Peqinit logo

FOTO: P.PASHOLLARI

Vlen të theksohet se në këtë sfidë u humbën 2 penallti nga 1 për secilën skuadër. Në pjesën e dytë mbrojtësit e Turbinës thuajse inekzistentë dhe me veprime të çuditshme në zonë, Elbasani shënon dy herë për një minutë me një lehtësi të paparë.

FT: ELBASANI-TURBINA 3-2

Nuri 51′, Karati 57′, Nuri 58′  / Peqini 28′, Koldashi 88′  

RASTET: 

Përfundon takimi.

88′ GOOOL TURBINA 3-2/ Koldashi ngushton diferencën, duke shënuar me kokë me portën e boshatisur. 

78’ Turbina humbet një 11-metërsh me anë të sulmuesit Levendi, i cili godet shumë keq, duke ia dorzuar topin në duar portierit Moli.

58’ GOOOL ELBASANI 3-1/ Tjetër gol në “Elbasan Arena”, Nuri dhuron spektakël dhe trefishion rezultatin në harkun e pak sekondave.  Mbrojtësit e Turbinës thuajse inekzistentë dhe me veprime të çuditshme në zonë, Elbasani shënon dy herë për një minutë me një lehtësi të paparë.

57’ GOOOL ELBASANI 2-1/ Pas një mori rastesh të shpërdoruara, Elbasani përmbys rezultatin me anë të futbollistit Karati. Në festë vendasit.

51′ GOOOL ELBASANI 1-1/ Barazohen më në fund shifrat. Pas shumë raste të shpërdoruara, Nuri rregullon shënjeshtrën duke tundur rrjetën e Hasanjt. 

50′ E pabesueshme sa shumë raste shpërdorojnë vendasit e Elbasanit. Kësaj here ishte Peposhi, i cili doli i vetëm me portierin, por gaboi, duke gjuajtur në qender, teksa topi u ndal me këmbë nga Hasanaj.

47′ Pjesa e dytë starton me rritëm të lartë. Vendasit kërkojnë me ngulm golin e barazimit, por mungon saktësia përpara portës.

Përfundon pjesa e parë!

33′ Penallti e dyshimtë për Elbasanin, Balla gabon nga 11-metra, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Hasanaj.

28′ GOOOL TURBINA 0-1/ Supergol nga goditja e dënimit. Peqini ndëshkon qytetin e tij të lindjes! Tronditen vendasit! 

16′ Dominim absolut i Elbasanit, kësaj here është Nuri, që futet bukur brenda zonës, provon me të djathtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

13′ Tjetër mundësi e pashfytëzuar për vendasit. Goditja e Ballës në afërsi të pikës së penalltisë është shumë e lehtë dhe e gabuar.

9′ Peposhi shpërdoron një rast të artë shënimi, i vetëm përballë portierit Hasanaj. Rast i artë për vendasit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Elbasani

Turbina

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"