VIDEO/ 3 penallti, autogol dhe spektakël, Barcelona dhe Atletiko e mbyllin në “paqe”. Reali përgatitet për shkëputje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Qershor 30, 2020 | 23:57


VIDEO/ 3 penallti, autogol dhe spektakël, Barcelona dhe Atletiko e mbyllin në “paqe”. Reali përgatitet për shkëputje

 

Barcelona dhe Atletiko Madridi kanë barazuar mes tyre ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në La Liga.MESI KARRASKO

Supersfida u hap që në minutën e 11’, kur Diego Kosta realizoi një autogol të çuditshëm. Ishte përsëri sulmuesi spanjoll, i cili pak minuta më vonë humbi një 11-metërsh. Megjithatë i saktë nga pika e bardhë e penalltisë u tregua Saul, i cili realizoi në minutën e 19’.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa e dyta nisi përsëri me gol. Në minutën e 50’ Leo Mesi shënoi nga penalltia, duke i dhënë avantazhin të tijve, avantazh i cili zgjati pak. Në minutën e 62’, ishte Saul, i cili u tregua përsëri i saktë nga penalltia e fituar për të barazuar shifrat. Me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe kështu Reali tani ka mundësinë më të mirë për tu shkëputur në krye të renditjes pas ndalesës së Barcelonës.

FT| Bracelona-Atletiko Madrid 2-2

D. Kosta 12′ (autogol), Mesi 52’/ Saul 18′,62′

Barcelona: Ter Shtegen, Semedo, Pike, Alba, Lengle, Rakitiç, Buskets, Vidal, Pig, Mesi, Suarez.

Atletiko Madrid: Oblak, Himenez, Felipe, Arias, Lodi, Tomas, Saul, Karrasko, Jorente, Kosta, Korrea.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com