VIDEO/ 4 gola për një pikë, Milani vazhdon i pathyeshëm pas pandemisë edhe me Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 23:50

VIDEO/ 4 gola për një pikë, Milani vazhdon i pathyeshëm pas pandemisë edhe me Napoli

Milani vazhdon të mos njohë humbje pas pandemisë, teksa ditën e sotme ka barazuar 2-2 ndaj Napolit në transfertë.

napoli milan

Në “San Paolo” u zhvillua një ndeshje me të vërtetë spektakolare, e cila i kishte të gjitha. Napoli dukej më kërkues që në fillim, duke provuar disa herë portën, por Donaruma me disa pritje spektakolare, ia mohoi golin vendasve.

Ishte Milani që kaloi i pari në avantazh, teksa Teo Hernandez, pas një krosimi perfekt të marrë nga Rebiç, i doli të shënojë dhe t’i japë avantazhin ekipit të tij në minutën e 20’. Ishte Di Lorenco që vendosi baraspeshën në minutën e 34’, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. E dyta ishte më e bukur, ku rastet ishin të shumta për të dyja ekipet. Mertens në minutën e 60’ shënoi golin e avantazhit për Napolin, pas shumë tentativave të bëra.milan napoli

Megjithatë Milani e mori përsëri veten, dhe në minutën e 73’ Kesi shënoi për kuqezinjtë duke barazuar shifrat, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja. Salemekers la kuqezinjtë me 10 lojtarë në minutën e 88’, teksa u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda pak minutave. Me këtë barazim skuadrat nuk ndryshojë vend në renditje, teksa Napoli qëndron në vendin e 6-të me 52 pikë, ndërsa Milani ndjek me 50 pikë.

FT| Napoli-Milan 2-2

Di Lorenco 35′, Mertens 60′ / Teo Hernandez 20′, Kesi 71′

FORMACIONET ZYRTARE:

FOR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"