VIDEO/ 4 gola për një barazim, Kukësi dhe Luftëtari ndahen në paqe në një sfidë spektakolare
Kukësi dhe Luftëtari e mbyllën në një barazim spektakolar sfidën e vlefshme për javën e 33-të të Superiores. Një ndeshje me dy fytyra, ku në të parën Kukësi shkëlqeu, me dy gola të Dzarias.
Më pas, edhe pse me dëmtime në pjesën e parë, Luftëtari nuk u dorëzua në 45 minutat e dyta, dhe arriti të barazonte me dy gola të Lamçes dhe Xhekson. Kështu, ekipi i Likës vazhdon në vendin e tretë në renditje, ndërsa Kukësi hipotekohet i dyti.
Kukësi-Luftëtari 2-2
Gol: Dzaria 12′, 37′ / Lamçja 55′, Xhekson 77′
KOMENTI LIVE
Mbyllet takimi. Kukësi-Luftëtari 2-2
90′ 3 minuta shtesë.
77’ GOOOL Xhekson barazon shifrat në Kukës.
66′ Ebipi në fushë për Kukësin, del Ethemi.
58′ Lika kryen edhe zëvendësimin e tretë. Abazaj në fushë për Lamçen.
55’ GOOOL Lamçja ngushton shifrat në Kukës, shënon me porton boshatisur, pasi shërbehet nga Shkurtaj.
46’ Guri mbetet në dhomat e zhveshjeve, pas një problemi që e shqetësonte në kofshë. Futet në lojë Balde.
46′ Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë. Kukësi-Luftëtari 2-0
45′ 2 minuta shtesë.
39′ Largohet Dzaria nga fusha el ojës, futet Imami.
37’ GOOOOL Dzaria dyfishon për ekipin e Pakult. Top i gjatë në zonë, Ethemi shërben me kokë për Dzarian, dhe ky i fundit shënon sërish.
31’ Tjetër zëvendësim i detyruar te ekipi i Likës. Mbrojtësi tjetër, Beqiri, i lë vendin i dëmtuar Demos.
26’ Përsëri krosim për Gurin në zonë, ky i fundit godet, por topi devijohet në goditje këndi.
22’ Guri pranë golit të dytë, por Athanasopulos ndal sulmuesin shkodran.
18’ Largohet Jakovljeviç nga fusha e lojës për një dëmtim. Futet Liçaj.
12’ GOOOL Guri jep një asist për Dzarian në hyrje të zonës, ky i fundit kalon një mbrojtës, dhe godet saktë duke mposhtur Athanasopulos.
9’ Provon Guri nga distanca me të djathtën, por pa gjetur kuadratin.
1′ Nis takimi.
FORMACIONET
Kukësi: Koliçi, Zderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Kale, Shkodra, Ethemi, Guri. Trajner: Peter Pakult.
Luftëtari: Athanasopulos, Rapa, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rapo, Lamçja, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"