VIDEO/ 4 gola mes spektaklit, Mesi shpëton Argjentinën përballë Uruguait

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 23:20

VIDEO/ 4 gola mes spektaklit, Mesi shpëton Argjentinën përballë Uruguait

Argjentina barazoi me rezultatin 2-2 miqësoren ndaj Uruguait. Ishte ekipi i Tabarez që kaloi dy herë në avantazh, por dy herë u barazua.

mesi uruguai

I pari që shënoi ishte Edinson Kavani, në minutën e 34-t, pas një asisti të bukur të Suarezit. Pas fillimit të pjesës së dytë, ishte Aguero që në të 63-tën barazoi me një asist nga Mesi.

Gjithsesi, Suarez shënoi vetëm 5 minuta më pas, duke rikthyer në avantazh Uruguain. Kur dukej se Argjentina po mundej, ishte Mesi që barazoi rezultatin në minutën e 92-të me një penallti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"