VIDEO/ 4 gola mes spektaklit, Këlni dhe Manicni ndajnë pikët. Barazimin e vendos një supergol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2020 | 17:26

VIDEO/ 4 gola mes spektaklit, Këlni dhe Manicni ndajnë pikët. Barazimin e vendos një supergol

Është mbyllur në barazim 2-2 ndeshje mes Këlnit dhe Maincit, e vlefshme për javën e 26-të në Bundesligë.

HF

Vendasit e Këlnit kaluan të parët në avantazh me Uth që në minutën e 6’, teksa dyfishoi shifrat Kainc. Të gjithë menduan se me këto dy gola Këlni e kishte siguruar fitoren, por nuk ndodhi kështu.

Mainci luajti fortë dhe në minutën e 61’ shënoi me Auoniji. Barazimin e vendosi Kunde Malong me një supergol, teksa e mori topin nga mesfusha dhe pasi i kaloi të gjithë e dërgoi atë në rrjetë.

Të dy ekipet ndanë nga një pikë, teksa tashmë Këlni renditet në vendin e 10 me 32 pikë, ndërsa Mainci qëndron në vendin e 15 me 27 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"