VIDEO/ 300 milionë dollarë për 10 raunde, Mejuedhër i jep leksione boksi Mek Gregorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2017 | 9:14

VIDEO/ 300 milionë dollarë për 10 raunde, Mejuedhër i jep leksione boksi Mek Gregorit

U zhvillua në orët e para të mëngjesit një nga duelet me spektakolare te boksit në vitet e fundit, teksa amerikani Floid Mejuedhër triumfoi ndaj kampionit të UFC, Konor Mek Gregor pas 10 raundesh duke e zgjatur rekordin e tij me 50 ndeshje pa humbje.

Dulei

Boksi dukej sport i rëndë për irlandezin Mek Gregor, i cili ishte mësuar me një tjetër stil luftimi dhe 12 raunde për të ishin shumë. Në një prezencë të madhe njerëzish, Floid Mejuedhër provoi edhe një herë se është i pamposhtur, me asnjë humbje në karrierën e tij.

Mejuedher

Mek Gregor në fund të ndeshjes përgëzoi boksierin amerikan, si dhe përshëndeti numrin e madh të irlandezëve që shkuan për ta parë në Las Vegas.

Ka zëra se boksieri Mejuedhër do të arkëtojë në llogarinë bankare 300 milionë dollarë për 10 raundet e fundit të karrierës së tij. E ndërsa Mek Gregor merr dhe ai një shumë marramendëse prej 100 milion eurosh, përsëri do të jetë amerikani ai që mban “titullin e perandorit”.

Mek Gregor

Nuk kanë munguar as prononcimet e shkurtëra pas ndeshjes të protagonistëve që tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës.

Mejuedhët

“Tërhiqem, zgjodha partnerin e duhur për kërcimin e fundit.”

Mek Gregor

“E bëra të ndeshet si meksikan, më mundi me energji.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"