VIDEO/ Spanja shkatërron 6-0 Gjermaninë, Franca dhe Portugalia nuk falin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2020 | 23:58

VIDEO/ Spanja shkatërron 6-0 Gjermaninë, Franca dhe Portugalia nuk falin

Mbyllen të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Kombeve. 17 nëntori 2020 do të kujtohet gjatë nga tifozët gjermanë për humbjen poshtëruese 6-0 nga Spanja në Ligën e Kombeve. 4-herë kampionët e botës duhet të kthehen pas në kohë për të gjetur se kur janë mposhtur për herë të fundit me 6 gola. Pavarësisht emrave të bujshëm në fushë, “Pancerat” u shpartalluan totalisht nga “Furia e Kuqe”. Ky rezultat e vendos trajnerin Joakim Lëv në pozita mjaft delikate.
932f511d6b917dc318d822e4c2d5c704o2

Nuk gabojnë as Franca me Portugalinë. Kampionët e botës ditën si ta merrnin takimin nën kontroll me Suedinë duke kaluar nga 0-1 në 4-2 për “Gjelat”. Megjithëse pa objektiv, Portugalia mposhti nënkampionët e botës Kroacinë me rezultatin 2-3, ku luzitanët vuajtën jo pak.

Azerbajxhani i ish-trajnerit të Shqipërisë Xhani De Biazi dështoi sërish duke mos shkuar më larg se një barazim 0-0 me modestët e Luksemburgut.

REZULTATET E NDESHJEVE 
FT| SPANJË-GJERMANI 6-0
Morata 17′, Ferran Torres 33′, 55′, 71′, Rodrigo 38′, Oiarzabal 89′

goli i morates ndaj gjermanise on Vidnews.

GJERMANI
FT| FRANCË-SUEDI 4-2
Zhiru 16′, 59′ , Pavard 36′, Koman 90’/  Klaeson 4′, Kuaison 88′

goli i suedise ndaj frances on Vidnews.
FRANCA
FT| KROACI-PORTUGALI 2-3
Kovaçiç 29′, 65’/ Dias 52′, Dias 90’+1 , Sikeira 60′

KROACI PORTUGALI

FT| LUKSEMBURG-AZERBAJXHAN 0-0 

FT| MALI I ZI-QIPRO 4-0 

HT| MALTA-ISHUJT FAROE 1-1 

FT| ANDORRA-LETONI 0-5  

FT| GJIBRALTAR-LIHTESHTEJN 1-1

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"