VIDEO/ 3 penallti dhe 4 gola, Kukësi shtyp Teutën dhe merr kryesimin e Superiores

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 14, 2019 | 23:15


VIDEO/ 3 penallti dhe 4 gola, Kukësi shtyp Teutën dhe merr kryesimin e Superiores

Kukësi ka triumfuar me rezultatin 4-0 ndaj Teutës në sfidën e zhvilluar në “Elbasan Arena”, duke marrë kryesimin e Kategorisë Superiore. 3 gola për skuadrën e Shpëtim Duros u shënuan nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që durrsakët e mbyllën ndeshjen me 10 veta pas daljes me karton të kuq të Rustem Hoxhës.

bandicam 2019-12-14 16-02-50-253

Golat për verilindorët u shënuan nga Shkurtaj, i cili realizoi 2 herë, si dhe Abazaj dhe Ethemi. Duhet theksuar se dhe ky i fundit realizoi me 11-metërsh ashtu si shkurtaj.

bandicam 2019-12-14 16-02-02-344

Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 27 pikëve, 2 më shumë se Laçi i vendit të dytë.

FT| KUKËSI – TEUTA 4-0

Shkurtaj 31′(p), 68′ (p), Abazaj 74′ , Ethemi 90+3′ (p)  

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ GOOOL KUKËSI 4-0/ Shënon edhe Ethemi, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë! 

90+2′ Tjetër 11-metërsh për Kukësin, kësaj here e fiton Ethemi! I cili del i vetëm përballë portieri Frashëri, e lëshon topin përpara, teksa ndalet në mënyrë të gabuar nga gardiani i Teutës!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

82’ Teuta fiton një goditje dënimi shumë pranë zonës, aty ku provohet një skemë dhe godet Kallaku rrafsh me tokën por topi shkon lehtë në duart e Xhikës.

77′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Musolli, vendin e tij e zë Bruno Lulaj.

74′ GOOOL KUKËSI 3-0/ Shënon edhe Kristal Abazaj. Futbollisti i skuadrës verilindore godet saktë nga brenda zonës, pas një depërtimi, duke vulosur fitoren. 

71′ Zëvendësim edhe te Kukësi, largohet autori i dopietës Shkurtaj, vendin e tij e zë Ethemi.

70′ Zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Emiljano Vila, vendin e tij e zë i riu Jazxhi.

68′ GOOOL KUKËSI 2-0/ Shkurtaj shënon sërish me penallti duke dyfishuar rezultatin! 

67′ Tjetër 11-metërsh për skuadrën e Kukësit, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës. Protestojnë durrsakët, Rustem Hoxha, ndëshkohet me karton të kuq.

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e zë Kapllani.

63′ Tjetër mundësi e Kukësit, kësaj here ishte Rroca, i cili provoi me një gjuajtje brenda zonës, por topi u devijua nga mbrojtësit në këndore!

61′ Musolli lëshon një predhë nga distanca, por ndalet nga portieri Frashëri, i cili largon rrezikun në këndore!

59’ Emiliano vila ka mundësinë më të mirë për të barazuar rezultatin, ku pas një krosimi në zonë ka goditur me kokë, por topi shkon mbi traun e portës.

50′ Probleme për Rrocën pas një përplasjeje në mesfushë. Futbollisti i Kukësi ka lënë pas shqetësimin dhe ka vijuar lojën normalisht!

46′ Starton pjesa e dytë, Shkëmbi kryen zëvendësimin e parë, largohet Nikaç, vendin e tij e zë Ledio Beqaj.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë!

43′ Ndërhyrje vendimtare e Shkallës, i cili largon nga vija fatale, topin e goditur nga Abazaj që po i drejtohej rrjetës!

37’ Mundësi e mirë për Teutën me anë të Beqjes i cili godet por topi përplaset në shtyllë! Pranë golit durrsakët!

36′ Rroca ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar!

31′ GOOOOL KUKËSI 1-0/ Zhbllokohet sfida, Shkurtaj realizon nga pika e bardhë e penalltisë. Protestojnë durrsakët! 

30′ 11-metërsh për Kukësin, pas prekjes së topit me dorë nga Rustem Hoxha, pas gjuajtjes së Shkurtajt, për gjyqtarin Xhaja nuk ka dyshime, penallti për Kukësin.

22’ Mundësi e art për Kukësin me anë të Abazajt ku godet fort në drejtim të portës, por topi ndalet në shtyllë.

17′ Shans ideal për Teutën me Lorenco Vilën, i cili del i vetëm në krahun e djathtë të zonës, provon me një gjuajtje, por ndalet nga portieri Xhika. Tepër e lehtë gjuajtja e durrsakut.

11’ Probleme për Kuron pas një ndërhyrjeje megjithatë është çuar. Kroson Kallaku nga goditja e dënimit por del Xhika dhe ndal.

5′ Dominim i Kukësit, që ushtron presion të vazhdueshme në zonën e Teutës, por mbrohen mirë durrsakët e Bledi Shkëmbit!

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Rroca, Gavazaj, Abazaj Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Shkalla, Hoxha, Kouro, Beqja, Avdyli, Kallaku, E. Vila, L. Vila. Nikac. Trajner: Bledi Shkëmbi

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com