VIDEO/ 3 gola për 30 minuta, Napoli parakalon Interin rikthehet në krye të Serisë A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 20:04

VIDEO/ 3 gola për 30 minuta, Napoli parakalon Interin rikthehet në krye të Serisë A

Napoli arriti një fitore me peshë ditën e sotme, teksa mundi në transfertë Torinon, me rezultatin 1-3. Ekipi i Sarrit shënoi plot tri herë, brenda 30 minutave të para, me Kulibali, Zielinski dhe Hamshik, për të siguruar 3 pikë të arta.

napoli

Vetëm goli i Belotit, nuk mjaftoi për Torinon, që tashmë mbetet në vendin e 9-të në renditje. Ndërkohë, napoletanët janë rikthyer përsëri në kryesimin e Serisë A, teksa me këtë fitore, kanë parakaluar Interin, dhe tashmë gjenden të vetëm në krye, me 42 pikë, dy më shumë se ziklatrit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"