VIDEO/ Partizani tregon forcën, mposht Kastriotin me përmbysje dhe merr kryesimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2021 | 0:17

VIDEO/ Partizani tregon forcën, mposht Kastriotin me përmbysje dhe merr kryesimin

Partizani ka mposhtu Kastriotin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Kategorinë Superiore.

PARTIZANI FITORJA

Të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, teksa e panë veten në disavantazh që në minutën e 4-t, kur Daci përfiton nga një top i mbetur në zonë, për ta dërguar në fundin e rrjetës. Megjithatë te Partizani nuk u dorëzuan dhe ia dolën të gjejnë barazimin në minutën e 31, me Esin Hakajn i cili shënoi një supergol.

Pjesa dytë foli e gjitha për skuadrën e Dajës, që ia doli të përmbysë rezultatin. Fillimisht ishte Zhunior i cili shënoi golin e dytë për Partizanin në minutën  e 75-të ndërsa 10 minuta më pas Asani vulosi gjithçka me golin e tretë.

Më këtë fitore Partizani merr kryesimin e Superiores me 50 pikë, ndërsa Kastrioti mbetet në vendin e shtatë me 30 pikë.

FT| Partizani-Kastrioti 3-1

Hakaj 30′, Zhunior 75′, Asani 85’/ Daci 4′

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida!

85’ GOOOOOL PARTIZANI 3-1/ Gabim i Hidit në prapavijë, ku përfiton Çinari, i cili pason te Asani, që gjuan direkt dhe e ndal topin në fundin e rrjetës.

81′ Trajnerët bëjnë lëvizje në skuadrat e tyre. Te Partizani largohet Zhunior për Kardozon, ndërsa te Kastrioti largohen Bardhi dhe Daci për t’i lënë vendin Çelës dhe Vokrrit.

75’ GOOOOOL PARTIZANI 2-1/ Përmbysin gjithçka të kuqtë e Ilir Dajës. Fantastik Stenio Zhunior, i cili pas një krosimi të Malës nga e djathta, shkëputet bukur në zonë dhe e dërgon topin në rrjetë.

69’ Zëvendësim i dyfishtë te Partizani! Largohen nga fusha e lojës Murataj dhe Broja, për t’i lënë vendin Ferhan Hasanit dhe Kristi Kotes.

66’ Kundërsulm  i Partizanit, me Zhuniorin që nis një top për Asanin, me këtë të fundit që provon ta dërgojë te Bardhi, pro mbyll gjithçka Shkalla.

63’ Tjetër rast për Stenio, i cili merr një top të shkëlqyer nga Asani, por gjuajtja e brazilianit shkon jashtë.

61’ E pabesueshme çfarë ka humbur Stenio Zhunior, i cili pas një krosimi perfekt të marrë nga Bradhi, gjuan me kokë shumë afër portës, por topi shkon jashtë.

59’ Mundësi e mirë për Kastriotin, me Okebugun që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por Hoxha i vëmendshëm e largon topin në goditje këndi.

57’ Zëvendësim i dyfishtë te Kastrioti! Largohen Mehmeti dhe Moraes, për t’i lënë vendin Okebugu dhe Rezit.

55’ Krosim i rrezikshëm nga Jasir Asani, provon Zhunior me kokë, por del Hidi dhe fiton goditje dënimi.

46′ Menjëherë në sulm Kastrioti, teksa fitojnë një goditje dënimi në hyrje të zonës, gjuan Bardhi , por e ndal Hoxha.

Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë!

30’ GOOOOOL PARTIZANI 1-1/ Çfarë supergoli nga Esin Hakaj, i cili pas kombinimeve sepktakolare me Çinarin dhe Bardhin, lëshon një gjuajte të bukur me të majtën, për ta ndalur në fundin e rrjetës.

21’ Krosim i rrezikshëm nga Murataj nga goditja e këndit, rrëmujë në zonën e Kastriotit, por largon Bardhi në momentin e fundit.

12’ Tjetër mundësi e mirë për Kastriotin. Është Bardhi i cili pasi merr një top në zonë, quan me të parën, por pret Hoxha.

4’ GOOOOOL KASTRIOTI 0-1/ Krutanët surprizojnë skuadrën e Dajës! Daci përfiton nga një top i mbetur në zonë, pasi u përplas te Belica dhe gjuan menjëherë duke e ndalur në fundin e rrjetës.

Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Hoxha, Belica, Hakaj, Bitri, Broja, Mala, Bardhi, Murataj, Asani, Çinari, Stenio. Trajner: I. Daja.

Kastrioti: Hidi, Çela, Neziri, Shkalla, Rami, Bardhi, Moraes, Daci, Prodani, Merhmeti, Zhivanaj. Trajner: R. Ndreu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"