VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Mançester Siti nuk fal në ndeshjen e parë të kampionatit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2020 | 23:15

VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Mançester Siti nuk fal në ndeshjen e parë të kampionatit

Mançester Siti e ka nisur me triumf sezonin e ri në Premier Ligë. Skuadra e Guardiolës, mposhti në transfertë Uolvesin me rezultatin 1-3, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në një transfertë të vështirë.

Siti

Ishte mesfushori belg De Bryjn, ai që hapi serinë e golave në minutën e 20-të, nga pika e bardhë e penalltisë. “Qytetarët” nuk u mjaftuan me epërsinë e një goli, teksa 12 minuta më vonë ishte Foden ai që dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2.

Në pjesën e dytë vendasit e Uolvesit provuan të rihapnin takimin me anë të sulmuesi Jimenez, që ngushtoi shifrat në 1-2, por vetëm kaq, pasi në fundin e lojës, Gabrel Zhezhus, vulosi gjithccka me golin e tij.

FT: UOLVES – MANÇESTER SITI 1-3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"