VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Laçi likuidon Flamurtarin dhe i afrohet kreut të Superiores. Zhyten vlonjatët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2019 | 21:21

VIDEO/ 3 gola për 3 pikë, Laçi likuidon Flamurtarin dhe i afrohet kreut të Superiores. Zhyten vlonjatët

Laçi doli triumfues nga sfida e javës së 14-të në Kategorinë Superiore, në shtëpi përballë Flamurtarit.

shehu laci

FOTO: P.Pashollari

Kurbinasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 përballë kuqezinjve të Birçes, duke marrë një 3-pikësh me shumë vlera.

Pjesa e parë ishte e qetë në stadiumin e Laçit, edhe pse vendasit u dukën më kërkues me Nuabuezen dhe Xhixhën. Gjithsesi, rast për të zhbllokuar patën edhe vlonjatët, por vetëm traversa i ndali.

bandicam 2019-12-08 14-45-55-319

Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol për ekipin e Cungut. Në zhvillimet e një goditje këndi, topi mbeti në zonë, dhe drejt rrjetës e shtyu mesfushori Julian Shehu, duke qetësuar ekipin.

Në minutën e 58-të, shifrat i dyfishoi Kirian Nuabueze me penallti, e cila u fitua nga Regi Lushkja. Gjithçka u bë më e lehtë kështu për vendasit, ndërkohë që golin e tretë e gjeti edhe Teko, në minutën e 83-të, pas një kundërsulmi model.

Në fund, Laçi kthehet te fitorja pas humbjes një javë më parë me Partizanin, dhe tani e sheh veten në kuotën e 22 pikëve, në vendin e katërt të renditjes. Mbetet në vendin e fundit Flamurtari, me vetëm 5 pikë pas 14 ndeshjesh.

 

FT | Laçi-Flamurtari 3-0

GOL: Shehu 48′, Nuabueze pen. 58′, Teko 83′ / 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Laçi-Flamurtari 3-0

92’ Ribaj kërkon golin e nderit, por goditja me të djathtën nga brenda zone shkon jashtë portës së Stazhillës.

90′ 3 minuta shtesë.

90’ Nuabueze provon me një të djathtë të fortë nga jashtë zone, topi jashtë kuadratit.

88’ Largohet edhe Teko nga fusha e lojës, futet Turkaj.

87’ Zëvendësime në të dyja ekipet. Cungu kryen ndërrimin e dytë, Zaimaj në vendin e Deliut. Ndërkohë, kryen lëvizjen e fundit Birçe, teksa hedh në fushë Balilajn në vendin e Hoxhajt.

83’ GOOOOOOOL LAÇI 3-0/ Deliu pason në qendër dhe pas një goditje nga kurbinasit, topi pritet prej Moçkës, gjithsesi aksionin e ndjek Teko, dhe ky i fundit shënon edhe golin e tretë për kurbinasit. Ndëshkohet edhe me të verdhë Teko, pasi hoqi fanellën pas shënimit.

82’ Cungu kryen ndërrimin e parë. Xhixha largohet, futet Prengaj.

78’ Gocaj kroson fort nga e djathta, por është Stazhilla që del dhe grushton.

76’ Ndërrimi i dytë te miqtë. Diamanti në vendin e Vatnikajt.

72’ Karton i verdhë për Deliun për një faull ndaj Pjeshkës në mesfushë.

67’ Nuabueze shërbehet brenda zone dhe godet direkt me të djathtën. Topi i tij shkon mbi portën e Moçkës.

64’ Ndërrimi i parë te miqtë. Rrapaj largohet nga fusha, futet Shaqir Haruni.

58′ GOOOOOOL LAÇI 2-0/ Nga pika e bardhë niset Nuabueze, dhe bomberi shënon golin e 13-të këtë sezon.

57’ Moçka bën faull ndaj Lushkjes brenda zone, dhe kryesori Kuka sinjalizon për penallti. Karton i verdhë për gardianin vlonjat.

56’ Ndërhyrje e gabuar e Fangajt ndaj Hoxhajt, goditje dënimi për Flamurtarin pranë portës.

55’ Teko futet në fundoren e djathtë rrezikshëm, dhe kërkon të shërbejë Nuabuezen, por e mbyllin miqtë.

51’ Provojnë sërish vendasit. Xhixha tenton portën, në pozicion ndal Moçka.

48’ GOOOOOOL LAÇI 1-0/ Zhbllokohet rezultati në Laç. Pas një goditje këndi, topi i goditur me kokë nga Gjoni mbetet në traversë, ndërkohë në tentativën e dytë është Shehu që e shtyn në fundin e rrjetës. Ka protesta nga vlonjatët, dhe arbitri nuk fal duke ndëshkuar me kartonin e verdhë Gocajn e Ribajn.

46’ Nis pjesa e dytë në Kurbin. Ekipet në fushë si e mbyllën të parën.

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Flamurtari 0-0

45′ 3 minuta shtesë.

44’ Provon me një kthesë Nuabueze nga brenda zone, pa shënjestër goditja e sulmuesit.

43’ Hoxhaj nga e majta kroson në zonë për Ribajn, ky i fundit gjuan me kokë por jashtë kuadratit.

35’ Kërcënon edhe Flamurtari. Pas një krosimi nga e djathta, topi goditet me kokë dhe vetëm traversa e ndal.

32’ Ndëshkohet me kartonin e verdhë Nebihu për faull ndaj Lushkjes.

29’ Hoxhaj godet me të djathtën, por shumë e lehtë për Stazhillën.

25’ Teko kroson nga goditja e këndit, por spastrojnë vlonjatët.

20’ Hoxhaj kroson nga e majta, por portieri i kurbinasve del dhe kontrollon gjithçka i sigurt.

16’ Nebihu shkakton faull ndaj Lushkjes me taka, kryesori e fal dhe e paralajmëron për minutat e tjera të sfidës.

14’ Drithërima te porta e Moçkës. Lushkja lëshon një të djathtë nga hyrja e zonës, sfera devijohet, por gjithsesi vlonjati e ndal.

8’ Rrapaj kroson nga një goditje dënimi, topi kalon gjithë vijën e mbrojtjes dhe nuk devijohet nga askush. Rivënie fundore për Stazhillën.

6’ Del bukur në të djathtë Laçi, Xhixha nis Fangajn, por mbrojtja vlonjate e mbyll në momentin që po bëhej gati të godiste.

5’ Mbron mirë topin në të djathtë Nuabueze, dhe fiton një faull në një zonë të rrezikshme për vendasit.

2’ Veprim mjaft i bukur i Nuabuezes në fundoren e majtë, pason për Deliun, por zgjatja e Moçkës ia heq mundësinë për të shënuar. Pëson një dëmtim edhe gardiani i vlonjatëve, që merr ndihmën e mjekëve.

1’ Krosim nga e djathta prej Ribajt, por shumë i lehtë topi dhe kontrollon Stazhilla.

1′ Nis takimi.

 

FORMACIONET

LAÇI: Stazhilla, Fangaj, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teko, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu.

bandicam 2019-12-08 13-20-06-218

FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Zeqaj, Pjeshka, Muçollari, Deliaj, Rrapaj, K.Nebihu, Ribaj, Hoxhaj, Vatnikaj. Trajner: Luan Birçe.

bandicam 2019-12-08 13-20-37-113

Gjyqtarë: Orlando Kuka, Alfred Shkreta, Arbër Zalla, Juxhin Xhaja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"