VIDEO/ 3 gola për 10 minuta, Mançester Siti dhuron spektakël në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 18:08

VIDEO/ 3 gola për 10 minuta, Mançester Siti dhuron spektakël në Premier Ligë

Mançester Siti i Pep Guardiolës është rikthyer i frikshëm në Premier Ligën angleze. “Qytetarët”, kanë treguar “dhëmbët”, në përballjen e sotme ndaj Aston Vilës, duke shënuar plot 3 herë në portën e këtë të fundit, në harkun e 10 minutave.

aGUERO

Ishte mesfushori algjerian, Rihad Mahrez i cili në minutën e 18-të, hapi serinë e golave, duke tundur rrjetën e portierit Nyland. 6 minuta më vonë ishte përsëri Mahrez, i cili dyfishoi rezultatin, ndërkohë për të golin e tretë në harkun e 10 minutave, mendoi Serxhio Aguero, i cili në minutën e 28-të, me një predhë nga jashtë zonës, e dërgoi topin në trekëndësh, duke i dhënë avantazhin e trefishtë Sitit.




PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"