VIDEO/ 3 gola në pjesën e dytë, Arsenali shkëlqen me Xhakën titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 23:42

VIDEO/ 3 gola në pjesën e dytë, Arsenali shkëlqen me Xhakën titullar

Arsenali u rikthye te fitorja në kampionat, pas hapit fals në javën e 18-të ku barazoi në shtëpi pa gola ndaj Kristal Palas. “Topçinjtë” e Mikel Artetës, triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Njukastëllit me rezultatin 3-0. Vlen të theksohet fakti se të 3 golat u shënuan në fragmentin e dytë të lojës.

Arsenali2

Obamejang hapi serinë e golave në minutën e 50-të, teksa Saka dyfishoi 10 minuta më vonë. Për të “vulosur” sfidën mendoi sërish kapiteni Obamejang, i cili në minutën e 77-të, ngriti shifrat në 3-0.

Arsenali Xhaka

Për sa i përket Granit Xhakës, mesfushori me origjinë shqiptare u aktivizua titullar duke bërë një paraqitje dinjitoze.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"