VIDEO/ 3 gola në 7 ndeshje, mbrojtësi i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 8:49

VIDEO/ 3 gola në 7 ndeshje, mbrojtësi i Kombëtares gjen sërish rrugën e rrjetës

Pas Lenjanit dhe Uzunit, një tjetër futbollist i Kombëtares, gjeti ditën e djeshme rrugën e rrjetës. Bëhet fjalë për mbrojtësin Hysen Memolla, i cili aktivizohet në elitën e futbollit finlandez me skuadrën e KPV Kokola.

Memolla

27-vjeçari arriti të shënonte në minutën e fundit në sfidën ndaj Lahtit, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-4. Pas një harkimi nga këndi, shqiptari devijoi saktë brenda zonës, duke vulosur shifrat.

Kujtojmë që Memolla është në listën e pritjes, për 2 sfidat e muajit tetor ndaj Turqisë dhe Moldavisë. Edhe pse në rolin e mbrojtësit, për 27-vjeçari ky ishte goli i 3-të në 7 ndeshjet e kampionatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"