Postuar: Shtator 2, 2023 | 17:26
VIDEO/ 23 gola në 5 sfida, Leverkusen fiton me goleadë dhe merr kryesimin e Bundesligë
Kanë përfunduar 5 duelet e vlefshme për javën e 3-të të Bundesligës gjermane.
Bajer Leverkusen ka shkëqyer me rezultatin 5-1 ndaj Darmstadt. Boniface shënoi dygolësh në të 21-ën dhe 61-ën ndërsa tre golat e tjerë erdhën nga Palasios, Hofman dhe Hlozek.
Pas kësaj fitore ekipi i Çabi Alonsos ngjitet në vendin e parë me 9 pikë.
Shtutgart ka mposhtur me goleadë Frajburgun dhe nga ana tjetër Verder Bremen ka “shkatërruar” Mainzin me 4 gola. Hofenhaim ka marrë 3 pikët pas fitores me Volfsburgun.
Dueli mes Augsburg dhe Bokum është mbyllur në barazimin 2-2.
TË GJITHA REZULTATET
RENDITJA
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"