VIDEO/ 2021 nis me fitore, Dormtundi bën detyrën në shtëpi ndaj Volfsburgut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2021 | 17:37

VIDEO/ 2021 nis me fitore, Dormtundi bën detyrën në shtëpi ndaj Volfsburgut

Borusia e Dormtumdit e ka nisur me fitore vitin 2021, teksa ka mposhtur në shtëpi Volfsburgun, me rezultatin 2-0.

DORTMUND

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta nisi me verdhezinjtë më kërkues. Ishte Akanxhi i cili në minutën e 66’, pas një asisti perfekt të marrë nga Sancco, ia doli ta dërgojë topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin Dortmundit.

Për golin e qetësisë mendoi Xhejdon Sanço, i cili në minutën e 91’ finalizon në mënyrë të përkryer një asist nga Emre Xhan. Me këtë fitore Dortmundi kalon Volfsburgun në renditje dhe tashmë pozicionohet në vendin e 4-t me 25 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"