VIDEO/ 2 talentet e akademisë nderojnë Tiranën, bardheblutë 3 pikë larg titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2020 | 0:02

VIDEO/ 2 talentet e akademisë nderojnë Tiranën, bardheblutë 3 pikë larg titullit

Tirana mposhti me rezultatin 2-0 Flamurtarin në sfidën e  vlefshme për javën e 34-t të Kategorisë Superiore, teksa tashmë do t’i mjaftojnë 3 pikë në 2 sfidat e mbetura për t’u shpallur zyrtarisht kampion.

bandicam 2020-07-18 19-11-23-425

Ishin 2 talentet e akademisë bardheblu Muçi dhe Ismajlgeci, autorët e golave në triumfin e sotëm, që i dhuruan fitoren 24 herë kampionëve të vendit. Vlen të theksohet paraqitja dinjitoze e Flamurtarit, pavarësisht se ka rënë prej kohësh nga kategoria.

FT: TIRANA-FLAMURTARI 2-0

Muçi 21′, Ismajlgeci 67′ 

KOMENTI LIVE:

Përfundo takimi. 

89′ Zëvendësim te Tirana, largohet Muçi, vendin e tij e merr Beshiraj.

82-84’ Katër zëvendësime te Flamurtari, largohet Muçollari, portieri Bushi, Rrapaj dhe Nebiu. Në fushën e lojës, Mukoj, portieri Alimuçaj, Metani dhe Hasanaliaj.

82’ Muçi niset në një kundërsulm  të shpejtë ka mundësinë që të trefishojë shifrat, por tregohet altruist dhe në vend që të gjuajë pason te Ismajlgeci. Por ky i fundit vonohet dhe pasimi i tij te Dunga largohet nga mbrojtja.

73′ Zëvendësim te Tirana, largohet Kobina, vendin e tij e merr Dunga.

72′ Vlonjatët tentojnë të rihapin sfidën me Andi Ribajn, gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën e Likës.

67′ GOOOOOL TIRANA 2-0/ Vjen goli i çlirimit për bardheblutë, shënon mbrojtësi Ismajlgeci, me një gjuajtje mjaft të bukur me të majtën. Në festë bardheblutë. 

65′ Drithërima në portën e Ilion Likës, Vrapi “flirton” me golin e barazimit. Gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e majtë.

63′ Dy zëvendësime te Tirana, largohen Ngo dhe Halili vendin e tyre e marrin Hasani dhe Muça.

61′ Provon Flamurtari të surprizojë me Ribajn dhe Rrapajn, por pa sukses!

59′ Tjetër rast ideal i shpërdoruar nga bardheblutë me autor Kobina, i cili brenda zonës ka bërë më të vështirën duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

55′ Pjeshka depërton bukur drejt zonës së Tiranës, por gabon në pasin final, duke u ndalur nga Vangjeli.

51’ Kundërsulmon rrezikshëm Flamurtari, Pjeshka i afrohet zonës kundërshtare dhe pason për Hoxhajn, por gjuajtja e këtij të fundit bllokohet nga mbrojtja bardheblu.

49′ Majkëll Ngo ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar. Sulmuesi anglez humbet sfidën e javës së ardhme ndaj Laçit.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+1′ Pjesa e parë mbyllet me një protestë të vlonjatëve për 11-metërsh, nuk mungon as tensioni. 


45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

40′ E pabesueshme çfarë humbet në këto momente Majkëll Ngo. I vetëm brenda zonës pas asisit të Kobina, sulmuesi anglez, e ka dërguar topin ngjitur me shtyllën e majtë pingule.

35’ Përpiqet të reagojë Flamurtari me një kundërsulm të Ribajt të cilin Vangjeli e ndal duke shkaktuar faull.

34′ Vangjeli ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar.

30′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Haruni, vendin e tij e merr Arinaldo Rrapaj.

28′ Provon Grent Halili me një gjuajtje, topi shkon në duart e portierit.

24′ Gocaj rrezikon kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje nga mbrapa ndaj Halilit, gjyqtari Bastari e fal.

21′ GOOOOOL TIRANA 1-0/ Ernest Muçi realizon nga pika e bardhë e penalltisë! Goli i shtatë në kampionat për talentin e Tiranës. 

20′ Penallti për Tiranës pas delit të Gocajt me Ngonë, për gjyqtarin Bastari nuk ka dyshime, 11-metërsh për Tiranën. Mbrojtësi i skuadrës vlonjate ndëshkohet me karton të verdhë.

18′ Tjetër tentativë e Tiranës me Muçin, por gjuajtja e talentit kryeqytetas nga brenda zonës ka shkuar mbi kuadratin e portës së mbrojtur nga Bushi.

13′ E pabesueshme çfarë humbet Tirana me Kobina, i cili i vetëm brenda zonës kam gjuajtur jashtë kuadratit.

9’ Provon edhe Muçi nga jashtë zonës, gjuajtja e tij është e fortë por shumë qendrore dhe Bushi e pret pa vështirësi.

7’ Panik në prapvijën e vlonjatëve pas disa harkimesh radhazi në zonë. Hoxhallari provon me një gjuajtje fluturimthi me të majtën por portieri i miqve është i vëmendshëm dhe mbërthen sferën.

5’ Ngo shmang mirë dy mbrojtës në zonën vlonjate dhe gjuan por sfera fluturon mbi katërkëndorin e portës.

1′ Ka nisur sfida, bardheblutë menjëherë në sulm në kërkim të golit!

FORMACIONET ZYRTARE

Tirana: Lika, Hoxhallari, Ismajlgeci, Vangjeli, Doka, Çelhaka, Sidibe, Kobinah, Halili, Muçi, Ngo. Trajner: E. Egbo

Flamurtari: Bushi, Gocaj, Qarri, Pjeshka, Vrapi, Ramos, Muçollari, Nebihu, Haruni, Hoxhaj, Ribaj. Trajner: M. Troisi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"