VIDEO/ 2 supergola dhe karton i kuq i Romeros, Partizani e Teuta ndajnë pikët në heshtje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 20:55

VIDEO/ 2 supergola dhe karton i kuq i Romeros, Partizani e Teuta ndajnë pikët në heshtje

Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Partizanit dhe Teutës, e zhvilluar në “Selman Stërmasi” pa praninë e spektatorëve. Një përballje ku nuk munguan rastet e shënimit, teksa të kuqtë e mbyllën sfidën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga mesfushori Romero në minutën e 36-të. Dy minuta më vonë, durrsakët arritën të gjenin golin e avantazhit me anë të Avdylit.

bandicam 2019-10-05 18-51-05-171

 

Kur u mendua që pjesa e parë do të mbyllej me epërsinë e Teutës, ishte Trashi që në sekondat e fundit, realizoi nga goditja e dënimit, i ndihmuar edhe nga portieri Frashëri.

Pavarësisht epërsisë numerike, në pjesën e dytë, Partizani u shfaq më kërkues, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Një rezultat ky që duket se nuk kënaq asnjë nga skuadrat.

LIVE | PARTIZANI-TEUTA 1-1

Trashi 45+3′ / Avdyli 38′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi! 

90+3′ Pranë golit Partizani, me Trashin, por kombinimi perfekt mes futbollistëve të kuq është devijuar në këndore!

90′ Akordohen 3 minuta shtesë!

84′ Partizani nuk pajtohet me barazimit. Lerda hedh në fushë Bardhin, largohet braziliani Melo!

82′ Pranë golit të dytë Partizani me anë të Çinarit. Gjuajtja e sulmuesit është devijuar në këndore nga Stivi Frashëri!

77′ Zëvendësim tek Teuta, largohet nga fusha Gashi, vendin e tij e zë Beqja.

73’ Melo nga e majta kalon mirë mbrojtësin që ka përpara, por pasimi i tij nuk nbërrin te Braun, i mbyllur nga Arapi.

70′ Bie disi tempi i lojës, pavarësisht se me 1 lojtar më pak në fushë, skuadra e Partizanit është e vendosur mirë në fushë, duke mos i lejuar hapësira kundërshtarëve.

65′ Ndëshkohet edhe Melo me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Rustem Hoxhës!

60′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Solomon, vendin e tij e zë Braun!

55′ Tjetër zëvendësim te Teuta me Çyrbjen që largohet dhe vendin e tij e zë Sherif Kallaku.

53′ Pranë golit Teuta me Nikaç, gjuajtja e sulmuesit me kokë ka përfunduar jashtë portës!

49′ Partizani e nis në sulm pjesën e dytë, Solomon provon me kokë, por gjuajtja e sulmuesit shkon jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë. Teuta kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha, Lorenco Vila, vendin e tij e zë Beqja.

Përfundon pjesa e parë

45+3′ GOOOOL PARTIZANI 1-1/ Barazohen shifrat në “Selman Stërmasi”. Lorenc Trashi shënon një supergol nga goditja e dënimit! Futbollisti gramshiot ka befasuar portierin Frashëri, i cili nuk e ka pritur gjuajtjen e futbollistit të Partizanit.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë!

39′ Zëvendësim te Partizani, largohet nga fusha Asani në lojë Bruno Telushi. Futbollisti i kuq i pakënaqur me zëvendësimin.

38′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Durrsakët e Bledi Shkëmbit kalojnë në avantazh me anë të Avdylit! Mesfushori shkarkon të majtën brenda zonës duke mposhtur portierin Hoxha.

36′ Partizani me 10 lojtarë! Romero ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, për një faull në mesfushë ndaj Avdylit.

Kartoni i kuq i Romeros on Vidnews.

33′ Lorenco Vila ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Jasir Asanit.

25′ Fantastik Stivi Frashëri, portieri korçar devijon mjaft bukur një goditje nga distanca të Jasir Asanit. Gardiani i Teutës ka fluturuar duke e dërguar rrezikun në këndore!

24′ Lorenc Trashi harkon një top të rrezikshëm nga por largojnë në vështirësi futbollistët e Teutës!

20’ Tjetër faull pranë zonës nga ana e Romeros, skema e provuar nga Teuta nuk sjell rrezik në portën e Partizanit.

18′ Albano Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë!

13′ Romero është i ndëshkuari i parë i sfidës për ndërhyrje të gabuar në mesfushë!

13′ Kundërpërgjigjet Partizani me Solomon, i cili ashtu si Nikaç, gabon nga shumë pranë portës, duke gjuajtjur jashtë kuadratit pas një asisti të Asanit.

10′ Drithërima në portën e Partizanit, e pabesueshme çfarë humbet Nikaç, shumë pranë portës! Pas krosimit të Çyrbjas, sulmuesi ka goditur, por topi ka shkuar ngjitur me shtyllën!

3′ Teuta provon ta nis në sulm, pjesën e parë, por qëndrojnë të vendosur mjaft mirë futbollistët e Partizanit, që nuk lejojnë hapësira në mbrojtje.

1′ Ka nisur sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Boldor, Mala, Trashi, Romero, Broja, Melo, Çinari, Asani, Solomon. Trajner: Franko Lerda

TEUTA: Frashëri, Arapi, Hoxha, Kuro, L.Vila, Aleksi, Avdyli, Gashi, Çyrbja, Khalid, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"