VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe raste pafund, Bylis dhe Teuta ndajnë pikët! Ballshiotët të pamposhtur në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:00

VIDEO/ 2 kartonë të kuq dhe raste pafund, Bylis dhe Teuta ndajnë pikët! Ballshiotët të pamposhtur në shtëpi

Është mbyllur në barazim pa gola përballja mes Bylisit dhe Teutës. Një sfidë tepër e luftuar, ku nuk munguan kartonët e kuq, si dhe rastet e shumta të shpërdoruara.

bandicam 2019-10-27 13-01-07-831

Vendasit e Dovedan, u shfaqën më kërkues në pjesën më të madhe të ndeshjes, por pa arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Nuk munguan as rastet e shënimit për durrsakët, por në fund skuadrat u larguan nga “Adush Muça” me vetëm 1 pikë.

 

bandicam 2019-10-27 14-33-24-216

Peposhi dhe Todorovski ishin dy futbollistët e ndëshkuar me kartonë të kuq, për Bylisin dhe Teutën. Ballshiotët vazhdojnë të mbeten të pamposhtur në shtëpi, teksa me pikën e sotme, u ngjitën në kuotën e 17 pikëve, ndërkohë që Teuta, mban vendin e 4-t me 1 pikë më pak.

bandicam 2019-10-27 14-54-21-355

 

FT: BYLIS-TEUTA 0-0

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi! 

93’ Tjetër faull në mesfushë dhe kemi të bëjmë me një tjetër karton të kuq. Largohet Todorovski tashmë duke lënë Teutën me 10 futbollistë.

bandicam 2019-10-27 14-52-31-851

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

86′ Traversa shpëton Bylisin! Gjuajtja e Arapit nga distanca, është devijuar nga një mbrojtës, dhe është përplasur në traversë! Me fat ballshiotët!

82′ Tjetër zëvendësim te Bylis, largohet Bajramaj, vendin e tij e zë mbrojtësi Janku!

78’ Zëvendësim te Teuta me Çyrbjan që largohet në fushë Nikaç!

77’ Largohet Celis nga loja dhe vendin e tij e zë Qardaku.

75′ Teuta shtyn përpara dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të avantazhit! Vendimtar Isli Hidi, i cili shpëton 2 herë portën nga pësimi i golit!

72′ Bylisi me 10 lojtarë, mbrojtësi Peposhi ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë!

66′ Zëvendësim edhe te Bylisi, largohet Hadroj, vendin e tij e zë Ndreca!

65′ Zëvendësim te Teuta, largohet Vila, vendin e tij e zë Vecaj!

60′ Renato Arapi ndëshkohet me karton të verdhë!

52’ Aksion mjaft i bukur nga vendasit aty ku Mëllugja jep një top fantastik në zonë, por del portieri Frashëri duke evituar rrezikun.

50′ Ballshiotët e nisin në sulm pjesën e dytë, teksa provojnë me Guindon, por topi shkon jashtë kuadratit!

46′ Starton pjesa e dytë!

Përfundon pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

45′ Harkimi nga këndi, topi shkon te Bajrami, që provon me një gjuajtje nga distanca, por mbi kuadrat.

44′ Pranë golit Bylisi me Celis, i cili bën gjithçka mirë, provon të pasojë për Hadroj, por largojnë mbrojtësit e Teutës në këndore.

38′ Vazhdojnë vendasit të kërkojnë golin, por nuk përfitojnë pas rrëmujës në zonë.

30′ Tjetër mundësi e artë shënimi për Bylisin! Guindo i rrëmben topin Aleksit, dhe shkëputet bukur nga e djathta, provon të shërbejë te Bajrami brenda zonës, por topi nuk është i saktë, duke shpërdoruar një mundësi ideale shënimi!

28′ Hoxha dhe Hadroj janë 2 futbollistët e ndëshkuar me karton të verdhë!

25′ Hadroji tenton portën, por goditja e tij shkon shumë larg portës.

19’ Dominim i Bylisit, tashmë dhe një pasiguri në mbrojtje nxjerr të vetëm Guindon i cili pason për Celis, por goditja e tij është e gabuar.

16’ Rast ideal për Bylisin!  Bajrami provon me një gjuajtje të rrezikshme në hyrje të zonës, por Frashëri bën heroin, duke grushtuar në këndore!

Rasti i artë i Bajramajt on Vidnews.

12′ Bylisi në kërkim të golit, Celis harkon nga e djatha, topi shkon te Murataj, i cili provon me kokë, por mbi kuadratin e portës të mbrojtur nga Frashëri!

11’ Mundësi e mirë për Bylisin me anë të Celis i cili i afrohet zonës dhe tenton nga distanca, por gabon.

5′ Khalid provon me një gjuajtje, por topi shkon në duart e portierit Hidi!

1′ Ka startuar sifda në “Adush Muça”!

FORMACIONET ZYRTARE: 

BYLIS: Hidi, Bicaj, Goxhaj, Ymeralilaj, Peposhi, Hadroj, Bajramaj, Celis, Mëllugja, Murataj, Guindo. Trajner: Dovedan.

bandicam 2019-10-27 12-22-39-394

TEUTA: Frashëri, Tedorovski, Hoxha, Arapi, Kuro,  Aleksi, Avdyli, Cyrbja, Kallaku, Vila, Khalid. Trajner: Shkëmbi.

bandicam 2019-10-27 12-23-11-623

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"