VIDEO/ 2 gola në pjesën e dytë, Çikalleshi i dhuron një pikë të artë Osmanlisporit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2018 | 12:57

VIDEO/ 2 gola në pjesën e dytë, Çikalleshi i dhuron një pikë të artë Osmanlisporit

Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Çikalleshi ka gjetur 2 herë rrugën e rrjetës në Superligën turke. Bomberi nga Kavaja e nisi ndeshjen nga stoli dhe u hodh në fushën e lojës në minutën e 52-t. Vetëm 7 minuta i mjaftojnë Çikalleshit, për të gjetur golin e parë, duke barazuar shifrat ndaj Goztepes në 2-2.

Cika

Demba Ba dhe Gufran gjetën rrugën e rrjetës për vendasit në pjesën e parë. Hurmaçi në minutëne 43-t dhe Çikalleshi në të 59-t barazuan shifrat.

Goztepe gjeti sërish avantazhin në minutën e 84-t me Kastron, ndërsa Osmanlispor nuk është dorëzuar. Në minutën e 90+5, bomberi i Kombëtares, Sokol Çikalleshi, barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhuruar një pikë të artë skuadrës së tij e cila po lufton për mbijetesë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"