VIDEO/ 2 gafa në 2 sekonda, nuk do ta besoni çfarë rasti humbin në Afrikë me portën bosh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2018 | 23:25

VIDEO/ 2 gafa në 2 sekonda, nuk do ta besoni çfarë rasti humbin në Afrikë me portën bosh

Takimi mes Lesothos dhe Tanzanisë në kualifikueset për Kupën e Afrikës, ka prodhuar një rast qesharak që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.

37

Ekipi i Lesothos, përfitoi nga një gabim i kundërshtarit, ndërsa sulmuesi niset drejt portës në një kundërsulm, por edhe pse ishte e boshatisur, nuk arrin të shënojë, çuditërisht.

Po në këtë rast, topi i kthehet nga shtylla duke i dhënë sërish një mundësi të dytë për të gjuajtur, por edhe kjo rezulton me të njëjtat parametra si e para. Kjo skenë qesharake ndodhi brenda pjesës së parë, por në fund ndeshja u fitua nga vendasit  në shifrat 1-0.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"