VIDEO/ 19 mijë km për ish-presidentin, ekipi i Leisterit bën një gjest të madh për të nderuar “babanë e dytë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 2, 2018 | 22:41

VIDEO/ 19 mijë km për ish-presidentin, ekipi i Leisterit bën një gjest të madh për të nderuar “babanë e dytë”

Vdekja tragjike pas aksidentit me helikopter, e presidentit të Leister Sitit, Vikai Srivadhanapraba, ka sjellë një pikëllim të madh në klubin anglez. Janë vetë lojtarët e ekipit, që kanë konfirmuar se pas sfidës së të shtunës, ndaj Kardif Sitit, do të udhëtojnë menjëherë drejt Tajlandës.

5696432-0-image-m-16_1541169570071

I gjithë stafi dhe lojtarët, do të marrin pjesë në funeralin e ish-presidentit tajlandez, në një udhëtim më shumë se 19 mijë kilometra, për të respektuar një njeri që ishte si baba për ta. I gjithë delegacioni do të qëndrojë për rreth 36 orë në Tajlandë, ku do të vizitojnë edhe tempullin ku pushon Srivadhanapraba.

NINTCHDBPICT000446328774

Marrëveshjet për funeralin e ish-pronarit të Leisteri ishin duke u zhvilluar kur ai ishte duke ardhur në Tempullin Vat Debsirindrauas Ratçavoraviharn në kryeqytetin tajlandez.

NINTCHDBPICT000446311522

Nderimet për Srivadhanapraba u bënë pikërisht në qytetin anglez ku u mblodhën sportdashës dhe lojtarët nga skuadra të ndryshme. Funerali i tij do të fillojë të shtunën dhe do të zgjasë për shtatë ditë. Ndërsa më poshtë ndiqni dhe videon e mbërritjes së trupit të pajetë të 60 vjeçarit në tempullin në Bangkok.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"