VIDEO/ 19 gola në 5 ndeshje, Bundesliga gjermane “hap portat” në javën e parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2022 | 17:28

VIDEO/ 19 gola në 5 ndeshje, Bundesliga gjermane “hap portat” në javën e parë

Festival golash në javën e parë të Bundesligës gjermane. Plot 7 gola u shënuan ditën e djeshme në duelin mes Frankfurtit dhe Bajernit që përfundoi me rezultatin 1-6, goleadat vijuan edhe në duelet e ditës së sotme, ku në total, në 5 sfidat e zhvilluar duke filluar nga ora 15:00, u shënuan plot 19 gola.

bundesliga

Padyshim që triumfi më surprizues i ditës së sotme ishte ai i Frajburgut ndaj Augsburgut me rezultatin 0-4. Në duelet e tjera, Borusia Mynshengladbah dhe Union Berlini triumfuan pastër në shtëpi me rezultatin 3-1. Fitore të artë në transfertë arriti edhe Mainz përballë Bokumit. Sfida e vetme e mbyllur në barazim ishte ajo mes Volfsburg dhe Verder Bremen që u nda në shifrat 2-2.

Dita e sotme do të ulë siparin me supersfidën Dortmund-Bajern Leverkuzen që starton në orën 18:30

REZULTATET E SFIDAVE TË ORËS 15:30

AUGSBURG-FRAJBURG 0-4

GOLAT: VIDEO

BORUSIA MYNSHENGLADBAH-HOFENHAJM 3-1

GOLAT: VIDEO

BOKUM-MAINZ 1-2

GOLAT: VIDEO

UNION BERLIN-HERTHA BERLIN 3-1

GOLAT: VIDEO

VOLFSBURG-VERDER BREMEN 2-2

GOLAT: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"