VIDEO/ 16 vite pa u mposhtur në “Anfield”, Liverpuli “shtyp” Sitin dhe merr “arratinë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 10, 2019 | 19:30

VIDEO/ 16 vite pa u mposhtur në “Anfield”, Liverpuli “shtyp” Sitin dhe merr “arratinë”

Liverpuli ka mposhtur Mançester Sitin me rezultatin 3-1 në kryendeshjen e javës së 12-të në Premier Ligës duke marrë “arratinë”. 

Liverpuli

Ndërkohë vazhdon mallkimi për “qytetarët” të cilët nuk fitojnë prej 16 vitesh në “Anfield”, teksa skuadrës së Guardiolës, i duhet të pres ende për të thyer këtë tabu.

Guardiola

Vetëm 6 minuta ka zgjatur baraspesha, teksa të kuqtë e Jyrgen Klop gjen rrugën e rrjetës me anë të brazilianit Fabinjo. Kryesuesit e kampionatit nuk u mjaftuan vetëm me golin e shënuar në minutën e 6-të, teksa 7 minuta më pas ishte radha e Salah për të dyfishuar rezultatin! Nisje më të mirë për skuadrën e Klop nuk mund të kishte.

Në minutën e 51-të të kuqtë shënuan edhe golin e 3-të me anë të Mane, duke vrarë përfundimisht sfidën, ndërkohë që në minutën e 78-të, Silva, realizoi golin e nderit për “qytetarët”.

Salah

Me triumfin e sotëm, Liverpuli e thelloi diferencën nga Siti në +9, duke i rritur ndjeshëm shanset për fitimin e titullit kampion!

FT| LIVERPUL – MANÇESTER SITIT 3-1

FORMACIONET ZYRTARE:  

fORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"