VIDEO/ 16 gola në 6 ndeshje, Barcelona fiton “finalen” e parakohshme me Juventusin. Bardhezinjtë të acaruar me VAR-in (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2020 | 23:55

VIDEO/ 16 gola në 6 ndeshje, Barcelona fiton “finalen” e parakohshme me Juventusin. Bardhezinjtë të acaruar me VAR-in (VIDEO)

Përfunduan të gjitha ndeshjet e ndalesës së dytë në Ligën e Kampioneve. Barcelona fitoi takimin e vështirë me Juventusin në Torino me rezultatin 0-2. Edhe pse ekipi i Andrea Pirlos dominoi takimin dhe dërgoi 3 herë topin në rrjetë, VAR-i i anulloi të tre golat e Moratës.

DIBALA

Momenti më i diskutueshëm ishte kartoni i kuq i Merih Demiral 6 minuta para fundit të ndeshjes. Futbollisti turk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për faull ndaj Miralem Pjaniçit, por boshnjaku duket se ka simuluar qëllimisht për të ndëshkuar ish-shokun e ekipit. Osman Dembele zhbllokoi sfidën pa u luajtur 15 minuta lojë i ndihmuar dhe nga devijimi i goditjes së tij nga njëri prej lojtarëve të Juventusit. Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Danilo shkakton penallti dhe Mesi nuk gabon. Kjo fitore e Barcelonës bën të harrohet dorëheqja e Josep Maria Bartomeut nga posti i presidentit.

Në sfidat e tjera, Mançester Junajtid tregon një fytyrë krejtësiht tjetër nga kampionati anglez. “Djajtë e Kuq” shpartalluan 5-0 gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve. Ferencvaroshi i Myrto Uzunit mori një pikë të çmuar në shtëpi duke kthyer sfidën ndaj Dinamo Kievit nga 0-2 në 2-2.

Më poshtë ju sjellim të gjitha golat dhe rezultatet e ndeshjeve të orës 21:00 në Ligën e Kampioneve: 

FT| JUVENTUS-BARCELONA 0-2
Dembele 14′, Mesi 90’+1 (p)

JVUE BARCA

FT| MANÇESTER JUNAJRID-LAJPCIG 5-0
Grinvud 21′, Rashford 76′, 78′ , 90′, Marsial 87′ 

MANCESTER JUNAJTID

FT| KLUB BRYZH-LACIO 1-1
Vanaken 42’/ Korrea 15′


lacio

FT| FERENCVAROSH-DINAMO KIEV 2-2
Nguen 59′, Boli 90’/ Tsigankov (p) 28′, Pena 41′


ferencvarosh

FT| SEVILJA-RENE 1-0
de Jong 56′

sevilja

FT| BORUSIA DORTMUND-ZENIT 2-0
Sanço 77′ (p), Haland 90′

BORUSIA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"