VIDEO/ 15 vite si kuqezi, Milani zyrtarizon kapitenin e skuadrës: Duam të bëjmë histori

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2022 | 14:50

VIDEO/ 15 vite si kuqezi, Milani zyrtarizon kapitenin e skuadrës: Duam të bëjmë histori

Shiriti i kapitenit do të jetë një konstante për të. Dihej prej kohësh, por grada e re është tashmë edhe zyrtare. Ka 15 vjet që luan te Milani ku ka shkelmuar topat e parë që në moshën 10-vjeçare. Shumë sakrifica për Davide Kalabrian që la Breshan e tij për të qëndruar i vetëm në konvikt e për të ndjekur ëndrrën. Tashmë ajo është realizuar dhe përveç titullit, është emëruar kapiten pas largimit të Alesio Romanjolit. Mbrojtësi ndien përgjegjësi edhe më shumë, por përkushtimi do të jetë maksimal siç ka qenë që nga dita e parë. Për këtë ka garantuar në intervistën e parë sezonale të dhënë dje për televizionin e klubit.

kalabria

Si është të punosh çdo ditë në Milanello?

Kudo në klub ka aromë historie. Ka foto që tregojnë fare mirë çfarë përfaqëson Milani dhe se sa me fat jemi që jemi pjesë e këtij klubi.

Çfarë do të thotë për ju shiriti i kapiteni?

Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin që ndiej sa herë vendos shiritin në krah. Jam pjesë e Milanit që kur isha fëmijë dhe për mua është një ëndërr që realizohet fakti i të qenit kapiten. Është vërtet e pabesueshme.

A ka ende atmosferë titulli në skuadër?

Ishte emocioni më i bukur i jetës sime. Dikush mendoi se ishim të çmendur, por ne gjithmonë besuam në arritjen e titullit. Dëshira për ta fituar kampionatin ndiehej që në fillim. Ishim të sigurt se mund ta fitonim.

Si ka qenë përvoja juaj si kuqezi?

Kam ardhur te Milani që kur isha 10 vjeç. Muajt e parë që po luftoja me të qenit larg shtëpisë nuk ka qenë e lehtë. I thashë mamit që nuk e di nëse do të mund të qëndroja për shumë kohë, por ajo më tha të mos dorëzohesha. Ajo bëri kaq shumë sakrifica për mua, e unë do ta falënderoj gjithmonë.

Çfarë ndikimi ka Ibra te grupi?

Zlatan është një profesionist i madh. Shpresoj që të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur. Na dha një ndihmë të madhe në dhomat e zhveshjes dhe i ndihmoi të gjithë lojtarët më të rinj të performonin në fushë siç po bëjmë tani.

 


View this post on Instagram

A post shared by AC Milan (@acmilan)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"