VIDEO/ 15 vite pritje mposhtin frikën e koronavirusit, tifozët e Teutës nuk i ndahen skuadrës pas fitores së Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 15:26

VIDEO/ 15 vite pritje mposhtin frikën e koronavirusit, tifozët e Teutës nuk i ndahen skuadrës pas fitores së Kupës

Pavarësisht pandemisë së koronavirusit dhe shifrave alarmante të personave të infektuar çdo ditë, tifozët e Teutës kanë pushtuar rrugët e Durrësit për të gëzuar suksesin e fitores së Kupës së Shqipërisë.
teuta festaaaa
Megjithë situatën e vështirë të krijuar në vendin tonë, mungesa prej 15 vitesh e një trofeu nuk i ka zmbrapsur tifozët e “djemve të detit”.

Në një video të publikuar në internet, tifozët durrsakë kanë shoqëruar autobuzin e skuadrës së zemrës duke arritur të përshëndesin dhe falenderojnë për suksesin e arritur. Vetë lojtarët janë entuziazmuar nga pritja e bërë nga tifozët e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"