VIDEO/ 15 mijë tifozë në stadium, Ukraina e Shevës “leksion” Spanjës. Gjermani dhe Zvicra “paqe” me 6 gola. Ja të gjitha rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 22:42

VIDEO/ 15 mijë tifozë në stadium, Ukraina e Shevës “leksion” Spanjës. Gjermani dhe Zvicra “paqe” me 6 gola. Ja të gjitha rezultatet

U luajtën mbrëmjen e sotme 5 sfidat e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku nuk mungoi spektakli dhe surprizat. Ukraina e Andrij Shevçenkos mposhti për herë të parë në historinë e përballjeve mes tyre, Spanjën e Luis Enrikes, me rezultatin 1-0. 

bandicam 2020-10-13 22-36-21-481

Në stadium ishin te pranishëm afro 15 mijë tifozë, kjo pas vendimit të UEFA-s për lejimin deri në 30 % të kapacitetit të stadiumit. Ndërkohë një përballje tepër emocionuese ishte dhe ajo mes Gjermanisë dhe Zvicrës, ku u shënuan plot 6 gola për 1 pikë. Në sfidën tjetër atë mes Malit të Zi dhe Luksemburgut, hero u bë një futbollist me origjinë shqiptare, Daniel Sinani, i cili realizoi golin e fitores për kombëtaren luksemburgase. Për më tepër shikoni të gjitha rezultatet dhe golat e realizuara në sfidat e stome.

bandicam 2020-10-13 21-58-38-836

REZULTATET:

GJERMANI-ZVICËR 3-3

Verner 28′, Haverc 55′ , Gnabri 60′ / Gavranoviç 5′, 57′ Freuler 26′

UKRAINË-SPANJË 1-0

Tsygankov 76′ 

MALI I ZI-LUKSEMBURG 1-2

Ivanoviç 34′ / Muratoviç 42′ , Sinani 86′ 

ISHUJT FAROE-ANDORRË 2-0

Olsen 19′ , 33′

LIHTENSHTEJN-SAN MARINO 0-0

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"