VIDEO/ 14 minuta në fushë ndaj Atalantës, shikoni sa pranë i shkon golit Kristjan Asllani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2023 | 23:38

VIDEO/ 14 minuta në fushë ndaj Atalantës, shikoni sa pranë i shkon golit Kristjan Asllani

Interi arriti të triumfonte në “San Siro” ndaj Atalantës me rezultatin 3-2 në duelin e vlefshëm për javën e 37-të të Serisë A, teksa falë këtij triumfi, zikaltërit e Inzagit, siguruan matematikisht pjesëmarrjen në Champions për sezonin e ardhshëm.  

bandicam 2023-05-27 22-29-07-841

Në duelin ndaj bergamaskëve pati minuta edhe për Kristjan Asllanin i cili u hodh në fushë në fushë në minutën e 81-të, duke zënë vendin e Barelës. Në total shqiptari luajti 14 minuta (9 + 5 shtesë), teksa i shkoi shumë pranë edhe golit.  

Bëhet fjalë për minutën e 85-të, ku pas një asisit të mrekullueshëm nga Gosens, Asllani provoi me të majtën në hyrje të zonës, por topi shkoi ngjitur me shtyllën. Një shans ideal ky i sfumuar nga shqiptari.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"