VIDEO/ 13 vite pritje! Nga Ronaldinjo te epoka Mesi, Barcelona feston golin me 10-tën e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2021 | 22:54

VIDEO/ 13 vite pritje! Nga Ronaldinjo te epoka Mesi, Barcelona feston golin me 10-tën e re

Ishte 1 mars 2008 kur Ronaldinjo shënonte golin e fundit me fanellën e Barcelonës teksa mbante mbi shpatulla numrin 10-të.

mesi fati

Pas largimit të brazilianit, numrin 10-të e mori Lionel Mesi për të bërë histori. Por me largimin e argjentinasit drejt PSG-së, Barça e ka gjetur zëvendësuesin ideal.

Gjigantët spanjollë i besuan numrin mitik 18-vjeçarit Ansu Fati i cili shikohet si pasardhësi i Mesit në skuadër. Këtë gjë e tregoj mjaft mirë dhe sot Fati, duke shënuar pas 8 muajsh mungesë në fushat e lojës si pasojë e dëmtimit.

Një epokë e re ka nisur, dhe tani tifozët e Barcelonës duhet të këndojnë këngë tjetër për numrin 10-të të ri të klubit, megjithëse Mesi mbetet i pazëvendësueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"