VIDEO/ 13 gola në 20 ndeshje të kampionatit. Futbollisti i Shqipërisë shënon, por takimi mbyllet me dramë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 19:15

VIDEO/ 13 gola në 20 ndeshje të kampionatit. Futbollisti i Shqipërisë shënon, por takimi mbyllet me dramë

Futbollisti i Shqipërisë Albion Ademi është kthyer te goli në kampionatin finlandez pas 7 ndeshjesh. Anësori  i Mariehamnit shënoi saktë penalltinë në takimin kundër SJK-së në javën e 20-të të kampionatit finlandez.
t_AdemiAlbion20200726-scaled

Goli i tij në minutën e 84-rt nuk arriti ta shpëtonte ekipin nga humbja, i cili lejoi përmbysjen e rezultatit brenda 3 minutave. Ademi ka realizuar në 20 ndeshje të kampionatit 13 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve. Ai është grumbulluar me ekipin e parë të Shqipërisë, por ende nuk e ka kryer debutimin.

Buba-Hasani
Në Finlandë ka shënuar dhe ish-futbollisti i Shkëndijes Ferhan Hasani. 30-vjeçari i HJK Helsinkit ktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 79-të në sfidën kundër HIFK. Ekipi i Hasanit kryeson kampionatin finlanez me 44 pikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"