VIDEO/ 120 minuta lojë, PSG-ja mposht Lionin me penallti dhe fiton Kupën e Francës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2020 | 23:50

VIDEO/ 120 minuta lojë, PSG-ja mposht Lionin me penallti dhe fiton Kupën e Francës

PSG-ja ia ka dalë të fitojë Kupën e Francës, teksa ka mposhtur Lionin, falë penalltive.

psg ..

Ishte një ndeshje e bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por asnjëra nuk ia doli të gjejë rrugën e rrjetës, jo për 90 minuta, por as për 120 minuta lojë.

Pas kësaj skuadrat iu drejtuan 11-metërshave, aty ku përsëri ishin të barabarta deri te penalltia e 6-të kur Traore gaboi për Lionin, me gjuajtjen që iu ndal nga Navas, ndërsa Sarabia u tregua i saktë dhe trofeu i Kupës së Francës shkoi për parisienët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"