VIDEO/ 12 gola në 2 ndeshje, festojnë Dortmundi dhe Bajer Leverkusen! Ja rezultatet dhe renditja e Bundesligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2023 | 20:30

VIDEO/ 12 gola në 2 ndeshje, festojnë Dortmundi dhe Bajer Leverkusen! Ja rezultatet dhe renditja e Bundesligës

Gola me “breshëri” edhe në dy ndeshjen e zhvilluara ditën e sotme në Bundesligën gjermane. Plot 12 të tillë. Borusia e Dortmundit mposhti Augsburgun me rezultatin 4-3 në duelin e zhvilluar në orën 15:30, të vlefshëm për javën e 16-të të kampionatit.

dortmund

Golat për verdhezinjtë i  realizuan Bellingham, Shoterbek, Gitens dhe Rejna, ndërkohë që për Augsburgun shënuan Majer, Demiroviç dhe Kolina.

Ndërkohë dueli tjetër i ditës së sotme, mes Borusia Mynshenglabah dhe Bajer Leverkusen përfundoi me rezultatin  2-3 për miqtë. Baker, Adli dhe Amiri ishin autorët e golave për “aspirinat”, teksa për bardhezinjtë  realizoi Stindl një dopietë personale.

Pas 16 javësh të luajtura, kampionati kryesohet nga Bajerni i Mynihut, me një diferencë +5 nga ndjekësit më të afërt.

gjermani renditja

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"