VIDEO/ “12 ditë që po qëndrojmë në shtëpi”, mesazhi sensibilizues i Bogdanit nga Italia: U bëj apel të gjithë shqiptarëve të …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 20, 2020 | 0:10

VIDEO/ “12 ditë që po qëndrojmë në shtëpi”, mesazhi sensibilizues i Bogdanit nga Italia: U bëj apel të gjithë shqiptarëve të …

Pandemia e Koronavirusit ka ndalur futbollin thuajse në vend të botës. Të shumtë kanë qenë mesazhet sensibilizuese dhe apelet për të qëndruar në shtëpi në Itali, në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Bogdani]

Mes tyre edhe ish-bomberi i Kombëtares dhe ish-trajneri i Shqipërisë U-19, Erjon Bogdani, nëpërmjet një video ekskluzive për “Panorama Sport”, iu bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat për ta  kaluar sa më lehtë ketë situatë.

“Përshëndetje! Sot është dita 12-të që ne po qëndrojmë në shtëpi. Po jetojmë një situatë të jashtëzakonshme, ku asnjëri nga ne nuk mund ta imagjinonte. Unë uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë, që ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë dhe iu bëj apel që të zbatoni të gjitha rregullat e duhura, për të mundur këtë virus. Qëndrojmë në shtëpi”, ishte apeli i Erjon Bogdanit, në videon-mesazhin sensibilizues të bërë ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"