VIDEO/ 11 gola në 4 ndeshje! Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, Junajtid dhe Arsenali nuk zhgënjejnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2021 | 23:03

VIDEO/ 11 gola në 4 ndeshje! Roma “ruan nderin” e Italisë në Europë, Junajtid dhe Arsenali nuk zhgënjejnë

U luajtën ditën e sotme 4 sfidat e kthimit të vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Europës, teksa u prodhuan në total plot 11 gola. Roma, Mançester Junajtid, Arsenal dhe Vijareal janë 4 skuadrat që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale.

europa-league-gjysmefinalistet-750x430

Italianët e Fonsekës, barazuan në shtëpi ndaj Ajaksit, në këtë sfidë të kthimit, teksa Junajtid dhe Vijareali nuk falën ndaj Granadës dhe Dinamos së Zagreb.

Ajo që spikat më së shumti në këtë mbrëmje, është fitorja 0-4 në transfertë e Arsenalit, ndaj Slavias së Pragës. Për sa i përket sfidave të vlefshme për raundin gjysmëfinal, Roma do të përballet me Junajtid, ndërkohë që Arsenali do të jetë përballë Vijarealit.

REZULTATET LIVE: 

ROMA-AJAKS 1-1

Xheko 72′ / Brobei 49′ 

MANÇESTER JUNAJTID – GRANADA 1-0

Kavani 6′  

SLAVIA PRAGË – ARSENAL 0-4

Pepe 18′, Lakazet 21′ (P), 77′, Saka 24′ 

VIJAREAL – DINAMO ZAGREB 2-1

Alkaser 36′ , Moreno 43′  / Orsiç 75′ 

FORMACIONET ZYRTARE:

Roma-Ajaks
roma

Mançester Junajtid-Granada

junajtid

Slavia e Pragës-Arsenal
arsenal

Vijareal-Dinamo Zagreb
zagreb@

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"