VIDEO/ 1 vit pa fitore, Kosova në krizë rezultatesh! “Dardanët” e Shaland mposhten nga Sllovenia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2020 | 23:05

VIDEO/ 1 vit pa fitore, Kosova në krizë rezultatesh! “Dardanët” e Shaland mposhten nga Sllovenia

Pas eliminimit nga Maqedonia e Veriut në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, Kosova ka regjistruar një tjetër rezultat negativ. “Dardanët” e Shaland, u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Slovenia. Pavarësisht lojës së mirë dhe rasteve të shumta të krijuara, Kosova, nuk arriti të dilte nga stadiumi “Fadil Vokrri” me një rezultat pozitiv, teksa nuk fiton një ndeshje, që prej 14 tetorit të vitin 2019.

bandicam 2020-10-11 20-39-57-836

Goli i Vuçkiç në minutën e 22-të, vulosi sfidën e sotme, të vlefshme për Grupin 3 të Ligës C. Në 3 sfidat e zhvilluara “dardanët” kanë arritur të sigurojnë vetëm 1 pikë, po aq sa Moldavia. Sfidën e radhës përfaqësuesja e Shaland do ta luajë ndaj Greqisë në transfertë në datën 14 tetor.

FT: KOSOVË – SLLOVENI 0-1

Vuçkiç 22′

FORMACIONET ZYRTARE

Kosova: Muriç; Hadërgjonaj, Dreseviç, Aliti, Paqarada; Shala, V. Berisha; Zhegrova, Celina, Zeneli; Kololli. Trajner: Bernard Shaland

Sllovenia: Oblak; Stojanoviç, Blaziç, Mevlija, Balkovec; Rep, Bijol, Kurtiç, Verbiç; Lovriç, Vukçiç. Trajner: Matjaz Kek.

kosova

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"