VIDEO/ 0 finale të humbura nga Zidan, Reali triumfon me penallti në Superkupën e Spanjës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 21:48

VIDEO/ 0 finale të humbura nga Zidan, Reali triumfon me penallti në Superkupën e Spanjës

Njësoj si në finalen e Champions Ligës të vitit 2016-të. Reali i Madridit mposht Atletikon e Madridit, në Superkupën e Spanjës, pas “ruletës” së penalltive.

bandicam 2020-01-12 21-42-23-209

Koha e rregullt dhe 2 shtesat nga 15 minuta, përfunduan me rrjeta të paprekura, ndërkohë që nga pika e bardhë e penalltive, të besuarit e Zinedin Zidan, u treguan më të saktë, duke triumfuar. Të 4 penalltitë u realizuan nga “Galaktikët”, ndërkohë që për Atletikon gaboi Saul dhe Thomas.

Real

Karvahal, Rodrigo, Modriç dhe Ramos ishin ekzekutuesit e saktë të 11-metërshave për madrilenët. Vlen për t’u përmendur se kjo ishte një tjetër finale e fituar nga Zinedin Zidan, i cili nuk ka humbur asnjë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"