VIDEO/ Goli i Prognit nuk mjafton, Ballkani mposht Gjilanin dhe nis shkëputjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2019 | 15:13

VIDEO/ Goli i Prognit nuk mjafton, Ballkani mposht Gjilanin dhe nis shkëputjen

Ballkani i Ismet Munishit ka mposhtur Gjilanin me rezultatin 2-1 në supersfidën e vlefshme për javën e 16-të të Superligës kosovare.

78346758_2467461736824863_8109982678255665152_n

Vendasit arritën të shënonin 2 herë në pjesën e parë me anë të Baftiut dhe Topallit në minutat 14 dhe 23, ndërkohë që gjilanasit iu përgjigjën në minutën e 37-të me anë të futbollist shqiptar, Gerhard Progni, por vetëm kaq.

Ballkani-696x464

Fragmenti i dytë i lojës nuk prodhoi gola, pavarësisht përpjekjeve të shumta, teksa në fund, Ballkani arriti të siguronte 3 pikë të arta, duke kryesuar i vetëm me diferencë +3 nga Gjilani i vendit të dytë.

Kjo ishte humbja e 5-të në kampionat për Gjilanin e Gentjan Mezanit! Në sfidën e radhës bardhekuqtë do të presin Prishtinën në shtëpi, ndërkohë që Ballkani do të përballet me Vushtrinë në transfertë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"